Ministri i Jashtëm dhe Çështjeve Evropiane i Kroacisë, Davor Ivo Stier, sot në Kuvend, ka thënë se Kroacia nuk do të kthehet në procedurën e arbitrazhit për demarkacionin me Slloveninë.
Ai tha se aktivizimi i direktivës së BE-së për kontrollin e kufijve nuk ka të bëjë me çështjet e demarkacionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Stier komentoi lëvizjet në kufi gjatë hyrjes në Slloveni, dhe se sa mund të ketë ndikim në këtë procedura e arbitrazhit midis dy vendeve mbi gjirin e Piranit.
“Ne kemi një vendim të Parlamentit i cili u miratua unanimisht dhe ne qartazi jemi tërhequr nga procedura e arbitrazhit pikërisht për shkak se Sllovenia ka shkelur procedurat e arbitrazhit. Ky është qëndrimi i Qeverisë dhe të gjitha forcave politike në Kroaci dhe se kjo nuk do të ndryshojë”, ka thënë Stier.