Aktuale

Certifikohen teknikët e blegtorisë

Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve ka Certifikuar IADK në ofrimin e trajnimeve në sektorin e Blegtorisë

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) e përkrahur nga donatori BfW nga Gjermania ka zhvilluar modulet e kursit për sektorin e blegtorisë sipas kritereve dhe procedurave nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve (AKK).

AKK sipas ligjeve në fuqi në vitin 2016 ka akredituar IADK si institucion i cili ofron, vlerëson dhe lëshon kualifikime të aprovuara. Në baze të kësaj AKK ka Certifikuar IADK në ofrimin e trajnimeve në sektorin e Blegtorisë.

Akreditimi dhe Validimi sipas IADK-së vlen për periudhën tre vjeçare dhe pjesëmarrësit të cilët do të certifikohen do të marrin titullin Teknik i Blegtorisë në nivelin e III sipas standardeve nga AKK.

Sot organizata IADK organizon ngjarje promovuse të akreditimit të IADK-së dhe prezantimit të planit të punës lidhur me çertifikimin e kandidatëve në nivelin Teknik të Blegtorisë.

Ngjarja promovuse do të mbahet sot në Zyrat e IADK-së në fshatin Sfaraçak i ulët të Vushtrrisë dhe fillon nga ora 10:00.