Aktuale

Certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Sot mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së.

Aktiviteti do të zhvillohet në kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore në Prishtinë nga ora 10:00.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, ministri i mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, si dhe gjeneralë, oficerë, mysafirë dhe familjarë të rekrutëve të rinj.