Aktuale

Certifikohen 14 përmbarues privat

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ndau certifikatat pёr 14 kandidatët tё cilët e kanë kryer me sukses provimin pёr Përmbarues Privat.

“Sot, është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për  Ministrinë e Drejtësisë, por për të gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë, ku hap pas hapi jemi duke konsoliduar kornizën institucionale të drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë ministrja Dhurata Hoxha.

Ajo tha se me kontributin e përmbaruesve privat do të ndihmohet në zvogëlimin e lëndëve në gjykatat e Kosovës, pasi që gjysma e lëndëve kanë të bëjnë me ekzekutimin e tyre dhe mbi të gjitha, qytetarëve të  Kosovës do t’u mundësohet qasja më e lehtë dhe më e shpejtë në drejtësi./KosovaPress/