Aktuale

Çerkini: Familjet e të zhdukurve do të takohen me Vuçiqin

Çështja e të zhdukurve do të jetë temë e diskutimit në raundet e tjera të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, e për këtë janë pajtuar edhe përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve dhe përfaqësuesit e institucionet të Kosovës.

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini, ka bërë të ditur se në takimin me Serbinë kur do të bisedohet për të zhdukurit do të jenë pjesë e takimit edhe familjarët.

“Para disa ditësh vet presidenti e ka folur se jashtë politikës çështja e të pagjeturve duhet të jetë humane. Por, nuk do të thotë se nuk do të bisedojmë me palën tjetër dy presidentët për të pagjeturit në aspektin human, do të thotë do të jetë se do të jenë bisedime ku do të marrin edhe familjarët pjesë. Takimi i cili është nesër është takim në vija të trasha, a takimi kur do të bëhet për të pagjeturit do të marrim pjesë edhe Qendra Burimore edhe disa familjarë prej Këshillit të Familjarëve të Pagjeturve. Kështu i kemi premtimet edhe të njëri edhe te tjetri. Pak ditë na kanë mbetur dhe ne do të kemi edhe një takim me Vuçiqin, qashtu qysh na ka thirrur presidenti dhe i kemi treguar problemet tona ashtu do ta kemi edhe me Vuçiqin”, tha ai.

Ndërsa, sipas Çerkinit pala serbe po bënë lojë të madhe sa i përket lokacioneve që janë në Serbi.

“Është një lojë shumë e madhe për lokacionet të cilat janë në Serbi, mjerisht edhe sot është lokacioni që dihet në Gazivodë plot që 10 vite ata sot kanë shkuar, por nuk është në dorën tonë është të EULEX-it a sa i përket në pjesë e Serbisë e bën lojën vet Serbia. Pse e bën lojën, unë e them haptas si familjar edhe këqyr me përfitua materialisht prej asaj çka kanë bërë ma vështirë u kanë mu copëtua njerëzit, mi dërgua 300-400 kilometra larg prej këtu a ma vështirë është tash me thanë se di ku i kam lënë, jo që se dinë ku i ka lënë, e dinë ku i ka lënë por tash gërmohet në Kizhevak plot tri vjet, katër dhe tash thuhet lypen imazhe satelitore dhe mjete shtesë se nuk kemi mjete”, tha ai.

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona te zhdukur, Bajram Qerkini, tha se faji është tek politikanët e lartë, sipas tij ata nuk po lejojnë që procesi të ecë përpara për shkak se duhet të japin përgjigje pastaj.

Ndërsa, përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve serbë, Milorad Trifunoviq, tha se të gjitha janë bashkuar për të kërkuar zbardhjen e fatit të të zhdukurve nga lufta e fundit.

Sipas tij, mbështetjen më të madhe e kanë pasur nga presidenti i shtetit serb.

“Ne kemi shkuar në Gjykatën për Krime lufte të Serbisë së bashku…kemi vizituar edhe institucionet e Ministrisë së Brendshme, po ashtu edhe ambasadat e shteteve të fuqishme dhe gjithkund kemi marrë premtime se do të na mbështesin, por mbështetja më e madhe për mua ka ardhur nga presidenti i Serbisë dhe ai më ka thënë se është dëgjuar më zotin Thaçi….unë shpresoj se Thaçi do t’i përmbushë premtimet e veta…ne i kemi dërguar thirrje presidentit të Serbisë që të na pranojë si delegacion dhe ne ndihemi më mirë kur jemi bashkë”, tha Trifunoviq.

Kjo konferencë ishte në kuadër të 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur./KP