Tolgahan Sayisman është i martuar me një shqiptare por është hera e parë që vjen në vendlindjen e saj.
Aktori i famshëm turk mëngjesin e djeshëm ka mbërritur në Tiranë, së bashku me gruan e tij Almeda Abazin, shkruan lajmi.net
Arsyje e ardhjes së tij duket se ka qenë fakti se ai do të jetë pjesë e natës finale të ‘Dancing’ dhe kjo është bërë e ditur nga vetë Almeda e cila nuk ka dhënë më shumë detaje.
Gjatë vizitës së tij te ‘miqtë’ ai është bërë shumë romantik duke i dhuruar një trëndafil të bardhë Almedës e cila më pas fotografitë i ka publikuar në Instagram.
Dyshja janë shumë të famshën ë Turqi, Shqipëri e Kosovë por edhe në vende të tjera të botës dhe po konsiderohen si çifti më simpatik i momentit./Lajmi.net/