Këngëtarja serbe Ceca, pasi është futur brenda territorit të Republikës së Kosovës, ka publikuar një video përmes të cilës ka treguar se është nisur drejt vendit ku është planifikuar të mbahet koncerti.
“Sa për t’iu treguar, kalova (kufirin) dhe po vij”, ka shkruar Ceca në mbishkrimin e videos.
Ajo është planifikuar që të mbajë një koncert në qendrën e studentëve në veri të Mitrovicës./GazetaExpress/