Aktuale

CDC: Shifrat e rasteve me koronavirus në Evropë aktualisht janë të barabarta me ato të marsit

Bilanci i numrit të rasteve me koronavirus në Evropë është “pothuajse i barabartë” me atë të marsit, deklaroi Andrea Ammon, drejtoreshë e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve (ECDC), të mërkurën përgjatë një debati të mbajtur nga Komiteti i BE-së për Mjedis, Shëndet Publik dhe Sigurim të Ushqimit.

“Virusi nuk ka qenë në gjumë gjatë verës, e as nuk ka marrë pushim veror, andaj jemi këtu ku jemi”, tha Ammon, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

“Në gusht, tani, ne po shohim më shumë se gjithashtu (një) popullsi e moshuar është prekur, duke treguar se është një rritje e vërtetë e transmetimit,” shtoi ajo.

Lidhur me rihapjen e shkollave dhe rrezikun e goditjeve të koronavirusit, Ammon tha: “ka shumë pak shpërthime të rëndësishme në shkolla që janë dokumentuar dhe provat për momentin janë konfliktuale, që do të thotë se është shumë e pakonkluzive të japësh përgjigje defintivie nëse është e dobishme apo jo hapja e shkollave”, u shpreh Ammon.

the authorGazetaKNN