Rajon & Botë

Çavushoglu: BE të implementojë liberalizimin e vizave për Turqinë

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu, deklaroi të shtunën se marrëveshjet me Bashkimin Evropian, përfshirë edhe pajtimin për ndërprerjen e rrjedhës së migrantëve, do të mund të rrezikoheshin nëse Unioni nuk implementon liberalizimin e premtuar të vizave për turqit.

Ai duke folur për CNN Turk tha se gjithçka do të shtyhet, përfshirë edhe liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen për migrantët, ose gjithçka do të implementohet, transmeton Reuters.