Duket sikur sherret në estradë fillojnë njëri pas tjetrit.
Këto ditë sherri i Dj Blunt e Real 1 ndaj Ledrit, Gjikos dhe Faton Shoshit ka qenë në krye të mediave.
Kësaj radhe po e vazhdon Stresi!
Sikur kishte rënë në qetësi, por të kesh emrin Stres dhe të rrish i qetë është e pamundur!
Në një postim të InstaStory, ai tregon gishtin e mesit si dhe fyen rëndë estradën shqiptare, duke i quajtur ata edhe fallco, por gjithmonë duke mos përmendur emra.
Kujtojmë se javën e kaluar ai kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, fejesë kjo shumë private ku të ftuar ishin vetëm familjarët.