ShowBiz

Capo zbulon titullin e këngës më të re (Foto)

Për reperin e njohur Capital T kjo verë deri më tani ishte shumë e suksesshme.
Mbrëmje muzikore e hite të njëpasnjëshme kishte sjellë Capo deri më tani për të gjithë fansat e tij, transmeton Gazeta Express.

Ishin këto dy këngët e tij “Pse po ma lun lojën”, dhe ajo “Hatixhe”, të cilat u pëlqyen shumë nga të gjithë fansat e tij, madje u kënduan edhe nga një ushtar amerikan.

Për pak kohë kënga “Hatixhe” e cila bashkon tradicionalen dhe modernen së bashku, arriti të marr klikime të shumta në kananlin zyrtar në “Youtube”.

Por Capo nuk di të ndalet. Brenda dy ditëve ai do të publikojë projektin e tij më të ri për të cilin sot zbuloi edhe titullin për fansat e tij.

“Andiamo”, titullohet kënga më e re nga Capo e cila do të publikohet më datën 28 të këtij muaji.

Këtë e ka bërë të ditur Capo përmes një video që ka postuar në profilin e tij në Instastory./Gazeta Express/