Capital T ka dhënë datën e pjesës së dytë të albumit.
Capital T dha lajmin e shumëpritur për fansat e tij, ai zbuloi datën e publikimit të pjesës së dytë të albumit si dhe titujt e këngëve, shkruan lajmi.net.
Reperi bëri të ditur se këngët e reja të albumit “Skulpturë” do të lansohen më 1 tetor dhe janë gjithsej tetë projekte muzikore.
Në këtë pjesë hyn edhe kënga “Braziliane”, që u publikua para pak kohe dhe rezultoi shumë e suksesshme.
Po ashtu, në këtë pjesë të albumit përfshihen edhe disa duete, përfshirë atë me Vig Poppën, Dardanin, e të tjerë.
Pjesa e dytë e “Skulpturës” do të publikohet në të gjitha platformat dixhitale.