Capital T ka dhënë lajmin e mirë për fansat e tij.
Reperi Capital T ka ndarë me ndjekësit një imazh të ri në llogarinë e tij në Instagram, përmes së cilit zbuloi se po vjen me këngë të re, shkruan lajmi.net.
Ai njoftoi se kënga e tij e re do të publikohet këtë javë dhe vjen në duet me Ledri Vulën, njëherësh është projekti i katërt që lansohet nga albumi “Skulpturë”.
“Jom ka du me t’pase, se ton jetën t’kom dashtë. Singli i katërt i #SKULPTURE publikohet këtë javë. A jeni tu e prit?”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se albumi i ri i Capital T publikohet më 1 korrik dhe do të ketë edhe bashkëpunime.