Aktuale

Çanta e dyshim te “Elena Xhika”, nuk kishte asgjë të rrezikshme

Policia e Kosovës sonte ka bllokuar rrugën që shpie te Shkolla “Elena Xhika” në Prishtinë, pasi është gjetur një çantë e dyshimtë, por pas kontrollit që ka bërë Policia, ka dal që nuk kishte asgjë të rrezikshme.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për KosovaPress se ekipet operative të Policisë kanë dal në vendin e ngjarjes rreth orës 18:00 dhe kanë hetuar një çantë të dyshimtë.

Pas hetimit të rastit, policia nuk ka gjet asgjë të veçantë./KosovaPress/