Aktuale

Canak: Ivica Dacic është luftënxitës dhe kuisling

Lideri i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Canak, ka thënë se paraqitjet “provokuese dhe nxitëse” të fundit të Ivica Dacic, janë “fyerje kundër shteteve fqinje”, raporton agjensia Beta.

Canak tha se pret shkarkimin sa më parë të Ivica Dacic, sepse “ka humbur edhe mbetjen e fundit të besueshmërisë që në emër të dikujt të bisedojë me fqinjët dhe Evropën”.

Ai bëri thirrje për miratimin e ligjit për lustracion, duke shtuar se pas miratimit të këtij ligji pret që Ivica Dacic të përgjigjet sipas Kodit Penal të Serbisë, “për shkak të asaj që ka bërë në të kaluarën, si para dhe pas vitit 2000”.

Sipas tij, Serbia ka nevojë për zbatimin e lustracionit sepse vetëm atëherë “nuk do të jetë në situatë që zëdhënësit krimeve të Milosevic përsëri të grinden me fqinjët dhe nxisin konflikte të reja”.

Çanak ka thënë se për Dacic “luftënxitja dhe shkaktimi i konflikteve nuk do të ishte hera e parë, dhe se pas një retorike të tillë ‘vështron nga një distancë e sigurt’”.

“Në kohën e konflikteve, në viteve e nëntëdhjeta, Ivica Dacic ka qenë zëdhënës i regjimit i cili ka udhëhequr dhe financuar luftërat. Jo vetëm që nga ajo politikë nuk është distancuar, por në mënyrën më brutale atë politikë e ka përkrahur, mbrojtur dhe promovuar”, thuhet një deklaratën e Canak.

Ai tha se Dacic është “kampion i tranzicionit”, dhe që në mënyra të ndryshme “ka marrë pjesë në të gjitha qeveritë pas tetorit të vitit 2004”.

“Veprimtaria e tij kalimtare në regjime është shoqëruar me skandale të shumta, “nga valixhja tek bananet”, kujton Çanak.

Ai gjithashtu tha se sot Ivica Dacic e kalon kohën i lirë për shkak të mungesës së provave apo vullnetit politik për t’a ndjekur penalisht, dhe se “përfaqëson edhe mbrojtësin e interesave të një shteti të huaj”.

“Dhe, me siguri, në emrin e saj, sepse ajo nuk është në interes të Serbisë, që përsëri vendi ynë është në grindje pothuajse me të gjithë fqinjët, duke mos e fshehur se më të afërta i ka interesat e tij në regjimin e Kremlinit, se interesin publik të qytetarëve të Serbisë. Ivica Dacic është një shembull modern i kuislingëve që paturpësisht promovon interesat e huaja dhe bile i paraqet si patriotizëm”, ka shkruar Canak./GazetaExpress/.