Cameron, i cili do të shkojë në Buckingham Palace më vonë për ta dorëzuar dorëheqjen e tij para Mbretëreshës, iu tha deputetëve se atij do t’i mungojë ulërima e turmës në Parlament, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.
Duke i mbrojtur arritjet e tij si kryeministër, ai tha se ka pasur shumë momente të mrekullueshme gjatë kohës së tij gjashtë vjeçare në pushtet.
Ministria e Brendshme, Theresa May, është duke u përgatitur ta pasojë Cameronin sot më vonë pasi ta këtë takuar Mbretëreshën.
Pasi të ketë marrë detyrën e kryeministres, ajo pritet të emërojë ekipin e saj kryesor në Parlament.
"I was the future once" – @David_Cameron receives standing ovation at his final #PMQs https://t.co/K6pbNn362q https://t.co/7M8iBqnPjo
— BBC Breaking News (@BBCBreaking) July 13, 2016





















