Gjatë verës, kishte thashetheme të cilat me kohë u shuan se Calvin Harris kishte shijuar verën me Nicole Scherzinger pas ndarjes së tij nga Taylor Swift, shkruan DailyMail.
Dhe tani është raportuar se Calvin, 32 vjeçar provoi të bëj për vete ish këngëtaren e Pussycat Doll, 38 vjeçare, por u refuzua për shkak të romancës së saj të përkushtuar me tenistin Girgor Dimitrov, 25 vjeçar, transmeton KosovaPress.”Calvin me të vërtetë ka simpati ndaj Nicole dhe ata kishin një natë të mirë pas ndarjes së tij nga Taylor”, ka thënë një burim për The Sun.
Ai e bëri të qartë se ishte i interesuar të ndodhte diçka me Nicole, por ajo nuk ju përgjigj.