Me fitoren e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kalifornianët kanë bërë një status në Twitter të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre që të ndahen krejtësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të veprojnë si të vetëm.
Siç shkruan mashable.com, shteti mbi të gjitha ka mundësi që të ketë ushqim të mjaftueshëm sa për ta mbajtur veten, ai ka vendin e 6-të për ekonominë më të zhvilluar në botë, dhe sapo ka kaluar përdorimin rekreativë të marihuanës, transmeton lajmi.net
“Califexit” është ideja aktuale e kalifornianëve, ku disa sinqerisht e besojnë se mund të funksionojë.
E disa të tjerë po mendojnë se “Califrexit”, do të ishte termi më i mirë për të përshkruar lirinë e sapo gjetur të shtetit.
Ideja shkoi përtej një shakaje në twitter. Grupi “Yes California Independence Campaign” do të mbajë të mërkruëen një event më shpresën se ata do të fitojnë mbështetje për idenë./lajmi.net