Aktuale

Caktohet data e seancës së radhës për “veteranët e rrejshëm”

Me të nisur seanca gjyqësore sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës në lidhje me aktakuzën për fryrjen e listave me “veteranë të rrejshëm” edhe është dhënë njoftimi se për shtyrje.

Kryetarja e trupit gjykues pwr kwtw rast, Nushe Kuka-Mekaj fillimisht ka thënë shkurt se nuk plotësohen kushtet ligjore që kjo seancë të mbahet dhe se seanca do të shtyhet për një datë tjetër.

Tani gjyqtarja Nushe Kuka-Mekaj ka konfirmuar se seanca do të mbahet më 14 mars të këtij viti.

Në seancën e sotme u paraqitën dy prokurorë specialë për të prezantuar aktakuzën e njohur si “veteranët e rrejshëm”.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ish- krerët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, janë të akuzuarit e parë. Ata janë; Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari.

the authorBurbuqe Metolli