Deputetja e Nismës Shukrie Bytyqi ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që t’u kërkojë falje qytetarëve të Malishevës për fyerjet që u ka bërë.
“Kërkoj nga kryeministri Isa Mustafa që t’u kërkoj falje qytetarëve të Malishevës për fyerjet që u ka bërë. Malisheva nuk është vend i zagarëve dhe rriqrave, por është vend që ka dhënë shumë për lirinë e vendit. Sa më shpejt shkon Isa Mustafa dhe Qeveria e tij, shpëton Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj”, ka thënë Bytyqi.
Sipas saj këtyre zyrtarëve të shtetit qytetarët u duhen vetëm në kohë fushate, që t’i manipulojnë deri ta marrin votën e tyre dhe pastaj t’i fyejnë e të shajnë./KosovaPress/