Protestës së paralajmëruar në rrjete sociale, me qëllim të reagimit kundër trenit, i janë bashkuar rreth 20 pjesëtarë të shoqërisë civile.
Me këtë rast, një nga organizatorët e këtij aksioni, Berat Buzhala tha se çështja e ardhjes së trenit në mënyrë ilegale nga Serbia, e cenon sovranitetin e Kosovës.
Sipas tij, kjo dhe problemet e fundit me të cilat është ndeshur shteti i Kosovës, nuk janë probleme të dialogut. Por këto kanë rrjedhur nga papërgjegjësia e krerëve të vendit.
“Nuk është një lëvizje klandestine, është një lëvizje e paramenduar edhe kryeministri Mustafa, gjatë pasdites ka qenë duke dhënë ligjërata në Universitetin e Prishtinës. Presidenti ka reaguar si një bloger, me një status në Facebook, ku iu bën thirrje organeve me ndërhy, kjo është ironi e madhe. Ku presidenti bën thirrje, presidenti merr vendime nuk bën thirrje. Kuvendi siç pe shihni është në skia. Mediet e kanë thirre KFOR-in, KFOR-i ka thënë qeveria nuk na ka thirre me thanë ndalen. KFOR-i duhet me iu përgjigj Qeverisë së Kosovës”, tha ai.
Ai pohoi se as treni, as Ramush Haradinajn, e as njëra prej problemeve të fundit nuk janë probleme të dialogut, janë probleme që Serbia i zhvillon jashtë dialogut.
“Z. Mustafa i cili sot man ligjërata, dhjetë orë më herët paralajmërohet që kemi me cenuar rendin kushtetues, papërgjegjësia është fjalë e vogël. Siç e shkroi edhe avokati Dastis Pallaska, kjo është një vepër penale. Prokuroria duhet me ngrit aktakuzë edhe ndaj kryeministrit edhe presidentit, të cilët nuk i mbrojnë atë për të cilët janë detyrat e tyre”, tha Buzhala
Organizatorët e këtij aksioni u pajtuan që edhe nesër të vazhdojnë me reagim të njëjtë, në orën 14:00, para objektit të Qeverisë së Kosovës./KP