Drejtuesi i gazetës “Express”, Berat Buzhala nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ndaj presioneve të fundit që kanë ardhur ndaj publikimit të dokumentarit “Gjahu i UÇK-së”.
Ai ka kritikuar disa militantë të PDK-së të cilët kanë sulmuar gazetarët pas publikimit të këtyre storjeve.
Buzhala ua ka rikujtuar atyre përkuljene presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, në pllakat përkujtmore të serbëve të vrarë në Kosovë.
“More vorra, shefat e juaj, Presidenti, po thotë qe Tribunali Special është ne te mirën e Kosovës. Shefi i juaj, pra Presidenti, po përkulet para pllakave përkujtimore ku shqiptaret quhen terrorista. E tash ju u ‘ofenduat’ qakaq shume a?”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline
Postimi i plotë:
Keta pizevengat e PDK’se, aktivistat e rendit te dyte dhe te trete, shumicen e te cileve edhe i njoh per shkak te rrethanave, kur Dardan Molliqaj e pushton sheshin, kur ju thote kriminel te shumefishte, ikin si lepuj. Zani nuk ju nihet.
E tash kane marre zemer, se me gazetare pak ma lehte me u marre.
More vorra, shefat e juaj, Presidenti, po thote qe Tribunali Special eshte ne te miren e Kosoves. Shefi i juaj, pra Presidenti, po perkulet para pllakave perkujtimore ku shqiptaret quhen terrorista. E tash ju u ‘ofenduat’ qakaq shume a?
Jo bre falls jeni.
Keni pase nevoje me u shfry pak, se jua ka palu Vetevendosja. Nuk guxoni as ne debate me shku me ta. Dardan Molliqaj ju nxjerr prej kerrit si laknat.
p.s.
Tash une nuk di me u ndal…