Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka uruar liderin e LSDM-së Zoran Zaev për marrjen e mandatit.
“Uroj Zaev për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. Shqipëria është gati ta mbështesë Maqedoninë”, ka thënë Bushati në rrjetin shoqëror Twitter.
Pas një ngërçi të stërzgjatur politik një ditë më parë presidenti i Maqedonisë, George Ivanov i ndau mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.