Ekonomi

Bursat botërore shënojnë ngritje në prag të vendimit të Kongresit për Obamacare

Aksionet në bursat botërore të enjten kryesisht shënuan ngritje, në pritje të vendimit të Kongresit amerikan për reformat në sistemin e mbrojtjes shëndetësore.

Shumica e bursave aziatike dhe evropiane ka evidentuar kërcim të aksioneve, pasi investuesit përcollën rikuperimin i cili pasoi të mërkurën në Wall Street, transmeton agjencia France Press.