Ekonomi

Bursat botërore në rritje

Bursat evropiane dhe WallStreet kanë shënuar sot rritje të aksioneve, në pritje të reformave tatimore të presidentit amerikan Donald Trump, thonë tregtarët.

Indeksi i aksioneve të Londrës FTSE 100 në orët e pasdites shënoi rritje 0,6 për qind në 7.326,73 poenë, DAX 30 Frankfurt shënoi rritje 0,6 për qind në 12.681,50 poenë, ndërsa KAK 40 i Parisit shënoi rritje 0,4 për qind në 5.287,39 poenë.