Aktuale

Burri sulmon policin pas shqiptimit të tiketës

Në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj është sulmuar një zyrtar policor.

Një burrë së cilit i ishte shqiptuar tiketë për kundërvajtje në trafik, fillimisht ka kanosur zyrtarin policor dhe më pas e ka sulmuar edhe fizikisht – duke e goditur me derë të veturës, njofton policia, përcjell Klan Kosova.

Policia thuhet se ka pësuar lëndime për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe thuhet se rasti mbetet nën hetime!/Klan Kosova/