Aktuale

Burri qëllon gruan me thikë dhe arratiset, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë në familje ka ndodhur në Fushë-Krujë. Burri ka qëlluar me thikë gruan dhe më pas është larguar nga banesa. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim shtetasin G.Gj., 43 vjeç. Gruaja është dërguar në spital për mjekim.

Policia shpall në kërkim një shtetas për veprat penale “Dhunë në familje”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G.Gj., 43 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit ky shtetas, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj.,37 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë për veprime të mëtejshme.