Joan Collins thotë se nuk është ”çfarëdo nëne”, ndërsa fëmijët më së shumti ia shohin për të madhe se mban raporte të ftohta dhe sipërfaqësore.
Aktorja e njohur thotë se me ish-bashkëshortin e parë Maxwell Reed kishte humbur virgjërinë dhe se familja e detyroi të martohej me të.
Por, humbja e virgjërisë nuk ishte aspak romantike. Përkundrazi, ajo thotë se Reed e kishte dhunuar.
“Isha 17-vjeçe kur më drogoi dhe më shfrytëzoi seksualisht. Isha virgjëreshë. Faji që ndjeva për këtë më shtyri të pranoja të martohesha me të”, pranon aktorja 83-vjeçare.
Aktori në atë kohë ishte 18 vjet më i vjetër se ajo. Joan thotë se ishte trajtuar si skllave.
“Ferri nisi në muajin a mjaltës në Kan. Më është dashur ta maskoj, të duroj fyerjet e tij dhe vetëm një vit pas martesës deshi të më shesë për një sheik të pasur”, thotë aktorja e njohur nga seria Dinastia.
Reed, kur e kuptoi se martesa e tyre do të marrë fund, kërkoi nga Joan t’ia kthejë stolitë që ia kishte dhuruar.
“Ia ktheva të gjitha, vetëm të më lë rehat”, tha aktorja, burri i së cilës e kishte kërcënuar se do ta bëjë ‘copë’ nëse nuk ia kthen edhe paratë.
Ndryshe, deri pak para vdekjes Reed ishte ankuar se jeton në varfëri. Ai deri në frymën e fundit kishte pohuar të ketë bërë Joan yll, por ajo nuk kishte ditur ta çmojë, transmeton KosovaPress. Jeta e aktores nuk ishte përrallore. Pas dështimit të martesës së parë, Joan pati edhe dy martesa të dështuara, derisa martesa e katërt me Peter Holm sipas saj ishte gabimi më i keq.
Holm ishte menaxher i saj dhe Joan u nda prej tij në vitin 1986, kur u martua për herë të pestë, kësaj radhe me Pircey Gibson, me të cilin thotë se është e lumtur.