Aktuale

Burri në Pejë e sulmon fizikisht femrën me të cilën bashkëjetonte

Nga njoftimi i Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një mashkull nga Peja ka sulmuar fizikisht femrën me të cilën ka bashkëjetuar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor

“Pejë 17.07.2016-01:30. Sot me datën 18.07.2016 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me datën 17.07.2016 ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare me të cilën ka bashkëjetuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.