Aktuale

Burri i dehur rrah gruan e tij

Një grua është sulmuar nga burri i saj. Deri te rrahja erdhi pas një mosmarrëveshje verbale që kishin çifti nga Prishtina.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari ishte i dehur.

Policia e Kosovës nuk ka arritur që ta takojë sulmuesin, por që më pas vetë ai ishte paraqitur në stacionin policor.

Në kohën kur është paraqitur në stacion policor i dyshuari nuk ishte nën ndikim të alkoolit, kështu thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë.

Me urdhër të prokurorit burri është dërguar në mbajtje, ndërkaq nuk është bërë e ditur për gjendjen e gruas në rast se ka pësuar lëndime, apo ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ka qenë i dehur. I dyshuari fillimisht nuk është takuar nga policia por pas një kohe është paraqit në stacion policor dhe kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.