ShowBiz

Burri i bën dhurata super luksoze Adelinës, vetëm byzylyku i kushton 63 mijë euro

Adelina Tahiri po feston sot ditëlindjen e 27-të.

Adelina ka uruar veten që në orët e para të mëngjesit në Instagram, duke bërë publike edhe moshën.

View this post on Instagram

HBD Adelina nice to meet you😎

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Kjo datë e rëndësishme e ka gjetur larg Shkupit këngëtaren shqiptare bashkë me partnerin e saj.

Dhe nëse jeni kuriozë të dini se çfarë dhuratash ka marrë Adelina për ditëlindje, këngëtarja nuk vonoi të na i tregonte. Përmes publikimit të një fotografie në Instagram, ajo tregoi se sot kishte marrë bizhuteri të shtrenjta, një orë të markës “Rolex” dhe byzylyk dhe unazë nga “Cartier”.

Jemi të sigurt që këto dhurata i kanë kushtuar një djall e gjysmë Serjoza-s, ndaj bëmë një kërkim online për të zbuluar çmimin. Vetëm byzylyku “Cartier” me gurë diamanti kushton plot 48 mijë paund (63,662 dollarë), ndërsa unaza e po të njëjtës markë kushton 8800 dollarë.

Ndërkohë, sa i përket orës “Rolex”, ajo kushton minimumi 10 mijë dollarë dhe është e llojit, “Rolex gmt master 2”.

Jemi të sigurt që për të bërë të lumtur Adelinën e tij, ai do të bënte edhe më shumë.

“Faleminderit zemra ime”, shkruan Adelina pranë fotos duke e falenderuar publikisht bashkëshortin.

View this post on Instagram

Thnx u my ❤️

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

the authorBurbuqe Metolli