Rajon & Botë

Burri bën për spital gruan, i gjendet në brez një thikë

Një grua në Tiranë ka mbetur e lënduar ditën e djeshme nga i shoqi, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Menjëherë pas goditjeve me grushte në trup dhe lëndimeve të pësuara gruaja 48 vjeçe L.P., është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj dhunues, Hysni P., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë në banesë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij për motive të dobëta, ndërsa gjatë një kontrolli fizik në trup i’u gjet dhe sekuestrua edhe një thikë.Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Dhunë në familje”.