Aktuale

Burim Ramadani: Kujt i duhet një sulm i tillë mbi shtetin?

Sipas tij siguria dhe angazhimi për siguri duhet të na bashkojë secilin dhe se pasiguria dëmton shtetin, demokracinë dhe secilin qytetar.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar pas sulmit drejtuar objekti të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij siguria dhe angazhimi për siguri duhet të na bashkojë secilin dhe se pasiguria dëmton shtetin, demokracinë dhe secilin qytetar.

Ky është postimi i plotë:

Siguria dhe angazhimi për siguri duhet ta na bashkojë secilin. Pasiguria dëmton shtetin, demokracinë dhe secilin qytetar. Momente të këtilla, si ky sonte, janë momente që duhet të na bashkojnë si shoqëri kundër të keqes.

Në çdo rast, pyetja kërkimore është: Kush përfiton nga kjo?

Pra, kujt i duhet një sulm i tillë mbi shtetin? Kujt i duhen shenja të tilla destabilizimi?

Sulmi i sontshëm jo vetëm që është i papranueshëm, por edhe thirrës në ndërgjegjën e secilit qytetar për përgjegjësinë që kemi për vendin tonë.