Gjykata në Turqi ka dënuar sot me burg të përjetshëm 34 persona për shkak se kanë planifikuar vrasjen e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan gjatë tentim grusht shtetit, korrikun e vitit të kaluar.
Në mesin e 34 të dënuarve është edhe ish-gjenerali i ushtrisë turke Gokhan Shahin Sonmezates, i cili është akuzuar se ka organizuar komplotin, njoftojnë sot mediat turke.