Arsim & Kulturë

Burbuqe Berisha: Hadi Shehu, personifikim i krenarisë artistike kombëtare

Drejtoresha e Teatrit AAB “Faruk Begolli”, Burbuqe Berisha , ngushëlloi Familjen Shehu dhe gjithë komunitetin artistik, pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh, Hadi Shehu.

Në telegramin e drejtoreshës Burbuqe Berisha thuhet:

 

E nderuara Familje Shehu,

 

Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e aktorit të shquar shqiptar, z.Hadi Shehu. Më  lejoni t’ju shprehi ngushëllime të sinqerta, me rastin e humbjes së njeriut tuaj të dashur. Jeta, vepra dhe kujtimi i artistit të madh Hadi Shehu, janë personifikimi i krenarisë artistike dhe kombëtare, si dhe frymëzim artistik për të gjitha gjeneratat në Kosovë dhe Shqipëri.

Ju lutem që në emrin tim dhe artistëve të Teatrit AAB “Faruk Begolli” të pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta, në këto çaste të rënda për të gjithë ne.

I falemi përjetësisht kujtimit të Tij! Jemi pranë Jush dhe ndjejmë e ndajmë bashkë dhimbjen me Ju!

Me respekt të thellë e dhimbje të madhe!

 Burbuqe Berisha,

 Drejtore e Teatrit AAB “Faruk Begolli”