Aktuale

Bunjaki: Do të japë dorëheqje pasi të arrijë fitoren e parë

Selektori i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, në konferencën për shtyp pas humbjes së ndeshjes nga Kroacia, tha para gazetarëve se posa të arrijë fitoren e parë, do të dorëhiqet nga posti i selektorit të Kosovës, transmeton Gazeta KNN.

Poashtu, selektori Bunjaki në fjalën e tij gjatë konferencës për ndeshjen e sotme tha se e kanë prit që do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Per neve ka qenë e domosdoshme, kur e dimë se çfarë skuadre kemi për ballë, të bëjmë lojë më defanzive. Ne e morëm një gol nga nderpremja, ku u dënuam dhe s’e merituam këtë. Nga loja e parë kemi humbur em rezultat 6 me 0, ndërsa sot, nuk i lejuam shumë hapësirë kundërshtarit”, tha Bunjaki, transmeton Gazeta KNN.

Ai shtoi se edhe në ndeshjen me Finlandën do ta kenë të vështirë, duke thënë se Firlanda nuk është ekip e dobët. /Gazeta KNN