Bulza Fejzullahu është e bija e këngëtarit të mirënjohur Sabri Fejzullahu. Edhe Bulza në fëmijëri e rini të hershme është marrë me muzikë, andaj është figurë e njohur për shumë njerëz, shkruan “Kosovarja”.
Bulza e ka lënë prapa krahëve muzikën, prej shumë vitesh. Ajo i është përkushtuar jetës familjare, ku duket se po ja del me sukses.
Bulza bashkë me bashkëshortin dhe të bijen e kanë braktisur Kosovën për të jetuar në Amerikë. Ajo shpesh po ndjen mall për vendin dhe familjen.
Sot në ditëlindjen e babait të saj, Bulza shkruan e përmalluar.
