Ish deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi përmes një reagimi në Facebook ka njoftuar se kryetari i degës së LDK-së, të cilës i përket në bashkëveprim me kryesinë e LDK-së, u përkujdesen ta largojnë nga lista e kandidatëve të LDK-së për deputet. Ai u ka bërë apel elektoratit të LDK-së, që t’i votojnë vetëm ata që e meritojnë.
Postimi i plotë i Bulliqit:
Unë sot po e shoh listën e LDK-së dhe partnerëve të koalicionit. Unë e kam njoftuar opinionin publik se nuk do të jem në listën e LDK-së për faktin se kryetari i degës së LDK-së të cilës i përkas në bashkëveprim me kryesinë e LDK-së u përkujdesen të me largojnë nga lista. Fatkeqësisht ata nuk u ndalën vetëm me mua, por larguan edhe kolegë tjerë shumë të respektuar nga elektorati i LDK-së.
Motivi i këtyre largimeve është i ulët, ata që na larguan mua dhe kolegët kryesisht e bën si duket nga frika dhe respekti që ne gëzonim përditë e me tepër te elektorati i LDK-se e i cili respekt u forcua për shkak të qëndrimeve tona rreth disa çështjeve që ishin aktuale gjatë mandatit që lamë pas. Largimi është bëre selektiv, pasi që nuk ishim pak kolegë që i kundershtuam disa çështje jetike për vendin dhe integritetin e tij. Me vie shumë keq për të gjithë anëtarësinë e LDK-së që janë zhgënjyer më këtë politikë fyese e linquese ndaj atyre që përkrahën vendimet e tyre lidhur me mos votimin e Thaqit për president vendi dhe cenimin e integritetit të shtetit tonë-demarkacionin. Njerëzit e këtij vendi kanë dhënë shumë me tepër se ne-jetën, ndersa ne e sakrifikuam një karrigë deputeti që mund të jetë gjeja më e vogël.
Dua te ju bëjë me dije që gjatë kësaj faze kam pasur oferta nga disa subjektet opozitare për t’u futur në listat e tyre, mirëpo me gjithë respektin që kam për to i kam refuzuar sepse qëndrimet politike që i kam mbajtur gjatë mandatit i kam bëre sepse kam besuar në to e jo për të rifituar edhe një mandat. Më herët jam shprehur se jam i gatshëm të paguaj çmimin për kauzat në të cilat kam qenë i angazhuar.
Për përbërjen e listës nuk kam çka të shtoj, pos që i bëj apel elektoratit të LDK-së por edhe subjekteve tjera që t’i votojnë vetëm ata që e meritojnë, t’i mbrojnë me dinjitet kërkesat e tyre e të mos u japin votat njerëzve servil të cilët edhe njëherë treguan se mbi të gjitha e kanë interesin e tyre personal. Sh. B.