Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nënkryetari i kësaj partie Agim Veliu, nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a janë në listën për deputetë ish deputetët që kanë kundërshtuar demarkacionin. Ndërsa sipas burimeve të KosovaPress-it, ish deputetët e LDK-së Shpetim Bulliqi, Vjosa Osmani dhe Adem Salihaj, nuk janë përfshi në listë.
Mos përfshirja e tyre në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e përgjithshme, është bërë me arsyetimin se nuk kanë respektuar vendimet e kryesisë së partisë.
Por në paraqitjen për media, Agim Veliu ka thënë se lista është miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm dhe se pas konsultave të kryetarit të partisë me kryesinë, kjo do të bëhet publike.
Ai ka thënë se në listë janë ish deputetët, por nuk ka pranuar t’u përgjigjet gazetarëve me emra të pyetur për Bulliqin, Osmanin dhe Salihajn, raporton KosovaPress.