Pas Qeverisë së Maqedonisë, edhe Qeveria bullgare e publikoi dhe e bëri publikisht të kapëshëm Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.
Marrëveshja është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jahtme të Bullgarisë.
Qeveritë e dy vendeve dje e miratuan tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes të cilën duhet ta nënshkruajnë kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.
Dokumenti do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase sipas Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë dhe në gjuhën bullgare sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë.
Kryeministri i Maqedonisë Zaev dje deklaroi se Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është në pajtim me interesat nacionale të Maqedonisë, ofron mundësi të mëdha për bashkëpunim dhe e hapë rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.
Borisov, ndërkaq, vlerësoi se me nënshkrimin e Marrëveshjes do të hapet faqe e re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe do të vendosen marrëdhënie të miqësisë së sinqertë, bazuar në vlerat evropiane.