Rajon & Botë

Bullgari: Helikopteri ushtarak bie në det, vdes piloti

Një helikopter i ushtrisë bullgare është rrëzuar të premten në Detin e Zi, me ç’rast ka humbur jetën piloti dhe dy persona tjerë që ndodheshin në fluturake kanë marrë lëndime, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë, transmeton KosovaPress.

Helikopteri “Panter-565” u rrëzua gjatë stërvitjeve ushtarake jo shumë larg bregdetit bullgar në veri të portit Varna, transmeton AFP.