Rajon & Botë

Bullgari: Fillojnë zgjedhjet presidenciale, test për kryeministrin Borissov

Bullgarët votojnë sot për turin e parë të zgjedhjeve presidenciale, konsideruar si një test popullariteti për kryeministrin konservator, Boiko Borissov dhe për të ardhmen e marrëdhënieve mes Sofjes dhe Moskës.

Rreth 6,8 milionë zgjedhës do të votojnë për të zgjedhur mes 21 kandidatëve, prej të cilëve favoritët , kryetarja e Parlamentit, Tsetska Tsatcheva, 58 vjeçe, kandidate e partisë konservatore GERB në pushtet dhe gjenerali Roumen Radev, 53 vjeç, ish-luftëtar i forcave ajrore dhe kandidat i partisë socialiste, konsideruar si mbështetës i kauzës ruse.

Për mobilizimin e elektoratit të tij, kryeministri, Boiko Borissov, rizgjedhur në fund të vitit 2014, ka theksuar se do të japë dorëheqjen nëse kandidatja e tij nuk kryeson në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale duke rritur rrezikun për të zhytur në pasiguri këtë vend të varfër Bashkimit Evropian që është përballur me trazira sociale që prej fillimit të vitit 2013.

Tre sondazhet e fundit të publikuara dy ditë më parë favorizojnë Tsatchevan në turin e parë të zgjedhjeve me 26-28 për qind, pasuar nga Radev avec 22-23 për qind.