Arlinda Kadaj, vajza me origjinë nga Kosova e cila jeton në Austri, është kualifikuar në finale të eventit të bukurisë në Austri,” Miss Austria”
Në një intervistë për GazetaBlic.com, ajo ka thënë që ndihet shumë me fat që është futur në mesin e 15 vajzave më të bukura austriake.
“Te them të drejtën e kam pritur që do të futem në finale dhe për këtë dua t’i falënderoj të gjithë bashkatdhetarët tanë të cilët kanë votuar për mua në rrjetet sociale. Po ashtu ndihem shumë me fat që jam shqiptare dhe që do t`i përfaqësoj të gjithë shqiptarët në këtë event”, tha ajo.
19-vjeçarja se fundmi ka fituar edhe çmimin “Miss Press” në “Miss Shqiptarja në Botë”, shkruan GazetaBlic.com.
“Miss Austria do të mbahet me datën 19 mars të këtij viti. /GazetaBlic.