Bujar Cakolli madje ka theksuar se krejt këtë e bën për të ardhur në pushtet. Ai ka shkruar në rrjetin social “Ju e shpërdoroni demokracinë me dhunën tuaj drejt pushtetit, asgjë tjetër. Parim i juaji është marrja e pushtetit, të paraqiteni se jeni viktima, paçka se ju i viktimizoni qytetarët, kurdo që ju jepet rasti, për pushtet!
Postimi i Bujar Cakollit në facebook:
Pyetja themelore mbetet e hapur, a do të vihet sërish ai “M”, në krye edhe të bandës që nxjerr qytetarë nga makina. Kjo, për mendimin tim, e dha Konjufca mbrëmë, kur e tejkaloi vetveten, me dhelpëritë e tij që përpiqej ta fus “elefantin në fiqë”.
Frashër, gjyqësori është i pavarur, nuk mund të bëni gjyqe e hakmarrje ndaj gjyqit, ku t’ju zë puna, madje edhe në Kuvend! Ju e shpërdoroni demokracinë me dhunën tuaj drejt pushtetit, asgjë tjetër. Parim i juaji është marrja e pushtetit, të paraqiteni se jeni viktima, paçka se ju i viktimizoni qytetarët, kurdo që ju jepet rasti, për pushtet!”