Deputeti i PDK-së Shukri Buja, ka deklaruar se qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa është qeveri me paterica.
Ai tha se dështimet e kësaj qeverie janë të shumta ndaj sipas tij, qytetarët e Kosovës po kërkojnë ndryshime.
“Nuk dëshiroj të potencoj as zhvillimin ekonomik që është shumë i dobët, nuk dëshiroj të theksoj edhe moszbutjen e papunësisë. Le ti kthehemi sovranit, ai le të vendosë me votë se kush do të qeverisë”, tha Buja.