Shukri Buja po e fajëson prokurorinë për mungesën e tij nga lista e kandidatëve të PDK-së për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan sot Koha Ditore.
Ai të mërkurën para Gjykatës Themelore të Prishtinës ka thënë se aktakuza e ngritur këtë vit kundër tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tanimë e ka “arritur” efektin e vet.
Dhe i ka kërkuar gjykatës që ta hedhë poshtë atë, duke e konsideruar të pabazuar dhe të paqëndrueshme.Pos Bujës, hedhjen poshtë të aktakuzës e kanë kërkuar edhe nëntë të akuzuarit e tjerë. Edhe ata për të njëjtat arsye.