Sport

Buffon: Pensionohem në fund të sezonit

Portieri i Juventusit ka konfirmuar largimin nga futbolli në fund të këtij edicioni.

Portieri legjendar i Juventusit dhe kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, konfirmon edhe njëherë tjetër tërheqjen e tij nga futbolli në përfundim të këtij sezoni.

Megjithatë dëshiron të largohet nga futbolli i luajtur duke fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, që mbetet ende një ëndërr për 39-vjeçarin.

“Sipas së gjitha gjasave do të largohem në fund të këtij sezoni”, ka thënë Buffon.

“Jam i qetë dhe nuk kam frikë t’i jap fund karrierës. Para se të largohem gjithsesi dua trofeun e Ligës së Kampionëve”.

“Do ta fitojë ajo skuadër që do të jetë në formën më të mirë në muajin mars, shpresoj që të jetë Juventusi”, deklaroi portieri italian.