Aktuale

BSPK-ja nesër në grevë për Ramush Haradinaj

Bashkimi i Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës, ka bërë të ditur se neser nga ora 11:30 deri në ora 12:00 do të mbajnë një grevë paralajmëruese për të mbështetur kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj që po mbahet në Francë.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi në një konferencë për media tha se kjo grevë do të jetë vetëm paralajmëruese dhe se nëse nuk lirohet Haradinaj, do të ndërmarrin edhe hapa tjerë, raporton Ekonomia Online.

“Për ne në Kosovë, Ramush Haradinaj është një hero i gjallë i cili i doli zot atdheut. Andaj me këtë rast i drejtohem punëtorisë kosovare që më datë 14 mars nga ora 11:30 deri në orën 12:00 do të mbajmë grevën paralajmëruese nëpër vendet e punës në përkrahje për lirimin sa më të shpejtë të tij nga Gjykata franceze”, tha Arifi.