Aktuale

BSH: Kreditimi në muajin qershor shënoi rritje

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se kreditimi i ekonomisë në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti shënoi vlerën e 552 miliardë lekë, me një rritje prej 1 miliard lekësh në raport me muajin e mëparshëm.

Nga të dhënat rezulton se bankat tregtare në vend, kanë gjallëruar kreditimin si për bizneset ashtu edhe për individët.

Stoku i huasë për individë në lekë është rritur me 2.1%, ndërsa huaja për bizneset ka shënuar rënie në monedhën vendase dhe është rritur në valutë.

Gjallërimi i kreditimit të ekonomisë, është kontribut i përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë që ka ulur ndjeshëm normën bazë të interesit për lekun në 1.25% në nivelin e minimum historik të saj, ndërsa, në vend po rritet konsumi dhe kërkesa për kredi.