Java ka nisur me një tjetër dobesim të euros ndaj lekut në Shqipëri.
Me vlerën zyrtare të këmbimi 135.6 lekë, të raportuar nga Banka e Shqipërisë, euro arrin nivelin më të ulët të shtatë viteve të fundit.
Dobësimi i monedhes së përbashkët ka nisur që në muajt e veres. Por, këtë vit duket se nuk është pasojë e efekteve sezonale. Operatoret në treg e shpjegojne me disa arsye, që lidhen me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ndërsa se fundi theksojne se ka ndikuar edhe nevoja e sipërmarrjeve për të paguar taksat.